0 0
Ushqimet që s’duhet të mungojnë në frigoriferin tuaj

Ushqimet që s’duhet të mungojnë në frigoriferin tuaj

Directions

Share

Përgatitja e vakteve të shëndetshme varet shumë nga ushqimet që keni në kuzhinë. Kështu, nëse dëshironi të gatuani shëndetshëm, sigurohuni që ushqimet e duhura t’i keni gjithmonë në shtëpi ose në frigorifer.

Këto janë pesë ushqimet bazë, të cilat nuk duhet të mungojnë kurrë në frigoriferin tuaj.

Vezët

Vezët janë praktikisht ushqimi perfekt. Ato janë të pasura me ushqyes të shëndetshëm, kanë pak kalori dhe përmbajnë proteina. Nëse nuk e teproni me to, vezët janë një burim ideal proteine për mëngjes. Megjithatë, vezët mund të përfshihen edhe në sallata që mund të hahen në drekë ose në mbrëmje. Nëse vuani nga zemra, atëherë përpiquni të konsumoni jo më shumë se dy deri në katër të verdha vezësh në javë. Njerëzit e shëndetshëm duhet të konsumojnë një vezë në ditë.

Perimet e freskëta

Brokoli, specat, karrotat apo shpargu janë disa prej perimeve më të shëndetshme të cilat nuk duhet të mungojnë në frigoriferin tuaj. Barishtet janë gjithashtu të rekomanduara në shportën ditore. Ato janë të pasura me vitaminat A, B2, B6, C, E dhe K. Barishtet përmbajnë gjithashtu kalcium, bakër, fibër, magnez, kalium dhe zink. Në përgatitjen e sallatave të shëndetshme, ekspertët rekomandojnë shmangien e salcave shtesë që përmbajnë shumë kalori.

Frutat e pyllit

Këto fruta përmbajnë pak sheqer, por shumë antioksidantë, vitamina dhe minerale. Frutat e pyllit mund t’i mbani në frigorifer dhe t’i konsumoni sa herë që hani drithëra, kos apo lëngje frutash dhe perimesh.

Kosi pa yndyrë

Kosi, kryesisht ai i bërë në shtëpi, është një burim i pasur probiotikësh dhe proteine. Kosin zakonisht mund ta konsumoni me fruta dhe kanellë e të hani kështu një vakt të shëndetshëm. Kosi shërben si bazë për përgatitjen e disa llojeve të salcave. Ai zëvendëson majonezën në sallatën me vezë dhe shkon shumë mirë me tërshërën.

Burime të tjera proteine

Gjoksi i pulës, mishi i gjelit, fasulet, e të tjerë janë burime të shkëlqyera të proteinës. Fasulet mund t’i zieni e t’i mbani në frigorifer për t’ia shtuar gatimeve të ndryshme. Me to mund të përgatisni një vakt të shpejtë por shumë të shëndetshëm që do t’ju mbajë të ngopur për shumë gjatë.

(Visited 86 times, 1 visits today)
previous
Tortë e purpurtë
next
Lakër të gatuar kështu nuk keni ngrënë ndonjëherë
  • 86 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Tortë e purpurtë
next
Lakër të gatuar kështu nuk keni ngrënë ndonjëherë