0 0
Vaji i Linit dhe vetitë e tij shëndetësore

Vaji i Linit dhe vetitë e tij shëndetësore

Directions

Share

Ky vaj natyral rekomandohet për mirëqenie dhe ushqim të trupit dhe konsiderohet të jetë burimi më i pasur në natyrë me acide yndyrore omega-3, që nevojiten për shëndetin e secilit sistem trupor.

Vaji i linit përmban acide yndyrore esenciale omega-6 dhe omega-9, Vitaminat B, potas, leitin, magnez, fiber, protein dhe zink, e gjithashtu ofron rreth 50% më shumë omega-3 se sa do të mund të marrëj duke marrë vaj peshku, përveç kësak nuk ka shijen e tmerrshme që ka vaji i peshkut.

Vetitë e vajit të linit:

  1. Sistemi kardiovaskular, sistemi imunitar, sistemi i qarkullimit të gjakut, sistemi riprodhues, sistemi nervor, nyjet e gjithçka tjetër, përfiton nga përbërësit e vajit të linit.
  2. Lini është 100 herë më i pasur me lignan se sa cilado drithër tjeter, gjë që ndihmon në luftën kundër kancerit të zorrës dhe gjirit.
  3. Studimet tregojnë se acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterinës dhe triglicerideve të gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut në arterie, që mund të shpie te goditja në tru, ataku kardiak dhe tromboza.
  4. Ndihmon trupin kundër tensionit të lartë të gjakut, inflamacionit, mbajtjes së ujit dhe për ata që kanë sistem të ulët imunitar.
  5. Shkurton kohën e ripërtëritjes së muskujve të lodhur pas ushtrimeve.
  6. Shton prodhimin e energjisë e gjithashtu shton rrezistencën.
  7. Përshpejton shërimin e ndrydhjeve dhe të mavijosjes.
  8. Rrit nivelin metabolik duke e bërë më të lehtë për të djegur yndyrën e tepërt (dhjamin).
  9. Përmirëson absorbimin e Kalciumit.
  10. Forcon thonjtë e duarve dhe të këmbëve.
  11. Mund të përmirësoje pamjen dhe perceptimin e ngjyrave.
  12. Shpesh përmirëson funksionimin e mëlçisë.
  13. Lehtëson disa raste të astmës.
  14. Ndihmon në trajtimin e ekzemës, psoriasit dhe zbokthit.
  15. Lehtëson simptomat e Artriti Reumatoid. Mundet që gjithashtu të lehtësojë simptomat e Diabetit.
  16. Lehtëson disa alergji
  17. Ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës (akumulimit të depozitave yndyrore brenda enëve të gjakut, veçanërisht tek arteriet e mëdha dhe ato të madhësisë mesatare, që shumë njerëz vuajnë prej saj gjatë procesit të plakjes).
  18. Ul tensionin e lartë të gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.
  19. Është vërtetuar në mënyrë shkencore që trajton (shëron) disa raste të depresionit.
  20. Mund të përmirësojë funksionin mendor të shumë të moshuarve.
  21. Mund të ndihmoje në trajtimin e Sklerozës së shumëfishtë.
  22. Lehtëson disa raste të Sindromin Paramenstrual tek femrat.

Sa duhet të marrim në ditë?

Doza ditore që rekomandohet për shumicën e njerëzve është 1000 mg 1-3 herë në ditë. por më mirë do të ishte nëse ushqimeve si buka dhe sallatat që hani ju shtoni vaj liri. Studimet shkencore që janë bërë kanë treguar se mund të konsumohet deri në 30 gram vaj lini në ditë pa efekte anësore.

Si mund te dallojmë cilesinë e vajit të linit?

Është me rëndësi që të blini vaj lini të kualitetit të lartë për shkak se është i shumë delikat dhe prishet shpejt. Drita dhe oksigjeni ngadalësojnë zbërthimin e acideve yndyrore esenciale. Kur blini vaj lini, gjeni atë që është në shishe ngjyrë kafe sepse këto janë më të qëndrueshme ndaj dritës dhe oksigjenit. Gjithashtu, sigurohuni që ta mbani në frigorifer për të zgjatur afatin.

Vaji i linit merr kohë që të absorbohet nga trupi para se të shfaqen efektet e plota të vetive shëndetësore që ka, e kjo kohë mund të zgjas nga disa ditë e deri në gjashtë javë, në varësi të shëndetit tuaj.

(Visited 234 times, 1 visits today)
previous
Kazandibi
next
Pure patatesh me spinaq
  • 234 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Kazandibi
next
Pure patatesh me spinaq