
Vitamina në kavanoz- largojnë lodhjen, përmirësojnë imunitetin
Directions
Me këtë “bombë vitaminoze” pasurojeni menynë tuaj e parandalojini virusët.
4 rrepë e kuqe
4 karrota
3 molla
1 selino
1 limon
Lëngu I 2 limonëve
6 lugë gjelle mjaltë
Rrepën, mollën e selinon qërojini. Karrotat grijini në shirita, limonin lajeni e pastaj të gjitha këto bluajini imët.
Shtoni edhe lëngun e dy limonëve dhe mjaltën.
Në fund përziejini mirë e zbrazini në kavanozë qelqi.
Ruajini në një vend të ftohtë ose më së mirin ë frigorifer.
Nga përbërësit e mësipërm do të fitoni dy kavanozë me këtë bombë vitaminoze e cila përmban shumë vitamina, që ndihmojnë imunitetin, largojnë lodhjen dhe përmirësojnë pasqyrën e gjakut.
Përdoreni 3 herë në ditë, gjysmë ore para ushqimi nga një lugë plot me këtë përzierje të shëndetshme frutash e perimesh.
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

