0 0
Vlerat shëndetësore të thanave

Vlerat shëndetësore të thanave

Cuisine:

    Directions

    Share
    Fruti ose kokrrat e thanës piqen në mes dhe në fund të verës. Ato konsiderohen të pjekura plotësisht vetëm pasi kanë rënë nga degët. Thanat me ngjyrë të kuqërremtë mund t’i mblidhni me dorë sapo të kenë rënë.
    Vlerat shëndetësore të thanës
    Thana është një frut i vogël me vlera fantastike. Lëvorja me ngjyrë kafe ose të kuqërremtë e frutit ofron shumë përfitime për konsumuesin. Ato kanë vlera në shërimin e lëkurës, por edhe në uljen e temperaturës. Përveç vlerave ushqimore, thanat janë përdorur në të gjithë botën edhe në mjekësinë popullore.
    Konsumimi i thanave
    Thanat mund të përdoren për të përgatitur reçel, por ato mund të kombinohen me sheqer dhe portokall për të bërë një salcë të mrekullueshme. Thanat mund të konsumohen edhe të thata. Në Shqipëri përdoren për përgatitjen e rakisë së famshme të thanës. Gjithashtu, ka përdorim të gjerë edhe në përgatitjen e pijeve të ftohta gjatë stinës së verës. Shurupi i thanës është i famshëm në vendin tonë.
    Përdorimi mjekësor i thanës
    Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve. Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea.
    Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato rezistojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.
    (Visited 223 times, 1 visits today)
    previous
    Patate me spinaq në furrë
    next
    Mos i anashkaloni frutat e vjeshtës
    • 223 Views
    • Vështirësia: Medium

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Bookmark this recipe

    Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

    previous
    Patate me spinaq në furrë
    next
    Mos i anashkaloni frutat e vjeshtës