0 0
Ëmbëlsirë e vjetër me kos

Ëmbëlsirë e vjetër me kos

Cuisine:

    Nëse jeni nga personat që kanë nostalgji për kohët e shkuara, kjo ëmbëlsirë do t’iu kthejë në kohë. Provojeni e na thoni si iu doli!

    Ingredients

    Directions

    Share
    (Visited 375 times, 1 visits today)
    Step 1
    Mark as Complete

    Margarinën e mbajtur në temperaturë ambienti miksojeni bashkë me sheqerin dhe sheqer vaniljen. Pastaj shtoni të kuqtë e vezëve dhe shtalpën (kujdesuni që të lini anash 50 gr shtalpë nga masa e përgjithshme që keni përgatitur për mbushjen.

    Step 2
    Mark as Complete

    Shtoni lëvoren e grirë në rende të një limoni dhe miellin e situr bashkë me pluhurin për pjekurina si dhe një fije kripë.

    Step 3
    Mark as Complete

    Bëni një brumë të butë dhe ndajeni në dy pjesë të barabarta. Për 30 minuta, njërën pjesë të brumit vendoseni në ngrirje të thellë e tjetrën në frigorifer.

    Step 4
    Mark as Complete

    Brumin e ftohur hapeni në letër të bërë më yndyrë. Sipas nevojës hidhini pak miell që të mos ngjis.

    Step 5
    Mark as Complete

    Tavën me diametër 25x35cm lyejeni me yndyrë dhe spërkateni me miell.

    Step 6
    Mark as Complete

    Vendoseni në të me kujdes petën e hapur e këtë më pas rregullojeni mirë me duar brenda tavës.

    Step 7
    Mark as Complete

    Tavën futeni në furrën e parangrohur në 180 gradë që të piqet për 10 minuta. Derisa piqet ajo, ju përgatiteni mbushjen.

    Step 8
    Mark as Complete

    Të bardhët e vezëve rrahini me mikser derisa të fitoni një shkumë të fortë.

    Step 9
    Mark as Complete

    Kosin dhe shtalpën bashkojini me sheqer, sheqer vanilje, lëngun e një limoni dhe miellin.

    Step 10
    Mark as Complete

    Tek kjo përzierje gradualisht shtoni edhe të bardhët e rrahur të vezëve. Masën e fituar hidheni me kujdes mbi petën e gjysmë-pjekur.

    Step 11
    Mark as Complete

    Sipër kremit, vendoseni petën e hapur (pas mbajtjes në ngrirje!). Kthejeni tavën në furrë dhe vazhdojeni pjekjen edhe për 25-30 minuta në temperaturë prej 160 gradësh.

    Step 12
    Mark as Complete

    Pas pjekjes, ëmbëlsirën lëreni të ftohet në ambient dhome e më pas shërbejeni.

    Step 13
    Mark as Complete

    Ju bëftë mirë.

    previous
    Hotteok- krepa t’shijshme koreane
    next
    Gurabia me arra
    • 375 Views
    • 1.30 hr
    • Serves 6
    • Vështirësia: Medium
    • 170/160

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Bookmark this recipe

    Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

    previous
    Hotteok- krepa t’shijshme koreane
    next
    Gurabia me arra