0 0
Kajsia dhe efektet e saj pozitive

Kajsia dhe efektet e saj pozitive

Directions

Share

Kajsia është një frut tepër i shijshëm dhe me vlera të padiskutueshme për njeriun. Megjithëse nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga diabeti, ajo përvec sheqerit përmban edhe mjaft ujë dhe ka një vlerë të vogël energjike.

Kajsitë janë të shkëlqyeshme kur hahen vetëm, por edhe kur përzihen me pemë të tjera.

Gjëja e vetme që nuk mund të bëhet me kajsitë është shtrydhja e tyre për të bërë lëng. Konsumimi i kajsisë është shprehi e shëndoshë, sepse ajo ka vlerë të lartë ushqyese që mund të ndihmojë në shërimin e problemeve të ndryshme, duke ndihmuar shëndetin.

Zorrë të shëndetshme

Kajsitë janë laksativë i lehtë. Konsumimi i rregullt i tyre mund të parandalojë kapsllëkun dhe të mbajë të pastër zorrën e trashë.

Ushqim alkalin

Kajsitë janë ushqime alkaline, që paraqet një zgjidhje të shkëlqyeshme për secilin, që është i prirë për gurë në idhzë, kjo pasi ato ndihmojnë në shkrirjen e gurëve.

Shëndeti kardiovaskular

Kajsitë janë burim i shkëlqyeshëm i bakrit dhe i hekurit, diçka që trupit tuaj i nevojitet, në mënyrë që të mund të prodhojë hemoglobinën. Hemoglobina është lëngu që mbush qelizat tuaja të gjakut, të cilat sigurojnë energjinë për qelizat e muskujve. Njerëzit të cilët nuk prodhojnë hemoglobinë të mjaftueshme janë shpesh anemikë.Gjithashtu kajsia është e pasur mjaft edhe me kalium, i cili e rregullon punën e zemrës, por përmban edhe jod, zink, krom dhe mangan.

Shëndeti i syve, lëkurës

Ajo që e dallon këtë frut është fakti se ai ka shumë provitaminë A, i cili është antioksidues natyral që e mbron organizmin nga ndikimi i radikalëve të lirë. Mjafton që të merrni vetëm 220 gramë nga ky frut dhe ju siguroni nevojat ditore të organizmit për këtë provitaminë të nevojshme për sytë dhe lëkuren.

Shëndeti i veshkave

Ajo është një diuretik i shkëlqyeshëm dhe iu sugjerohet atyre që kanë problem me veshka dhe zemrën duke përmirësuar enët e gjakut dhe presionin e tij.

Përmbajtja e lartë e acidit folik dhe bakrit përpmirëson shikimin, ndihmon personat që vuajnë nga astma dhe nga ankthet. Por studimet e fundit tregojnë se përdorimi i shpeshtë i kajsisë gjithashtu përmirëson ndjeshëm kujtesën.

(Visited 822 times, 1 visits today)
previous
Shurup i thanave
next
Sallatë gjermane me tranguj
  • 822 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Shurup i thanave
next
Sallatë gjermane me tranguj