0 0
Lëng shtogu

Lëng shtogu

Ingredients

30 lule të mëdha shtogu
3 l ujë
3 kg sheqer i kaftë ose të bardhë
1 limontoz Dolcela ose 20-30 gr limontoz të zakonshëm

Lëngu i shtogut është shije e paharrueshme e fëmijërisë. Mësoni si ta përgatisni vetë në shtëpi e kështu t’u lini një kujtim Me Shije edhe fëmijëve tuaj!

Ingredients

Directions

Share
(Visited 2,044 times, 1 visits today)
Step 1
Mark as Complete

Së pari mblidhini lulet e shtogut. Është e rëndësishme që lulet t’i mblidhni në ditë me diell dhe që ato të kenë lulëzuar mirë. Në rast se lulet e shtogut që po mblidhni janë më të vogla, atëherë në vend të një luleje sa e kemi në recetë, mblidhni dy.

Step 2
Mark as Complete

Kini kujdes që gjatë mbledhjes së luleve të largoni insektet e vogla e të zeza që ndodhen pikërisht prapa lules.

Step 3
Mark as Complete

Lulet lajini mirë.

Step 4
Mark as Complete

Në një tavë të madhe përziejeni ujin dhe sheqerin. Masën ziejeni për disa minuta, derisa të shkrihet sheqeri.

Step 5
Mark as Complete

Lëreni të ftohet pak e më pas në përzierjen e vakët shtoni limontozin dhe lulet e pastruara të shtogut.

Step 6
Mark as Complete

Këtë masë lëreni të pushojë 24 orë.
Pastaj lëngun kalojeni në sitë ose gazë. Nëse keni gazë, kullohet më mirë sesa në sitë.

Step 7
Mark as Complete

Pas kësaj lëngun zbrazeni në shishe të sterilizuara qelqi.

Vërejtje: Në ftohtësinë e bodrumit apo qilarit, lëngu i shtogut mund të qëndrojë deri në 2 vjet.

previous
Biskota me fruta të thata
next
Bakllavë pa petë
  • 2,044 Views
  • 24 ore
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

30 lule të mëdha shtogu
3 l ujë
3 kg sheqer i kaftë ose të bardhë
1 limontoz Dolcela ose 20-30 gr limontoz të zakonshëm

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Biskota me fruta të thata
next
Bakllavë pa petë